Rusta: Hetimi i AKSHI-t vështirë të mbyllet kollaj. Delegimi i kompetencave, nuk e shpëton Karçanaj nga përgjegjësia juridike (VIDEO)

Rusta: Hetimi i AKSHI-t vështirë të mbyllet kollaj. Delegimi i kompetencave, nuk e shpëton Karçanaj nga përgjegjësia juridike (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta, paraqitjen e sotme të ish-drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj në SPAK, e sheh në kuadër të hetimeve, por dhe në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e detyron të jetë dy herë në muaj para oficerit të BKH, të martën e parë dhe të tretë të muajit. 

 

Rusta shton se një hetim si ai i AKSHI-t, është i vështirë të mbyllet kollaj, duke pasur parasysh persona të shumtë.

 

Sipas tij, tenderat nuk i bën as drejtori, as nëndrejtori, por i bën institucioni dhe se deklarimet e Karçanaj ndaj Daniel Shimës, për delegimin e kompetencave, nuk e shpëton nga përgjegjësia juridike.

 

Prania me avokat me një masë detyrim paraqitje nuk është kusht, mund ta ketë marrë edhe vetë, edhe për tu pyetur. Kur zonja Karçanaj është marrë dy herë në pyetje, edhe si person në dijeni, edhe gjatë masës së sigurisë, ka qenë pa praninë e avokatit, ka folur ajo. Me praninë e avokatit mund të dëshirojë të japë shpjegime dhe të pyetet. 

 

Një hetim i hapur është gjithmonë një fazë pafund, një hetim i tillë vështirë që të mbyllet kollaj, aq më tepër me aq persona dhe persona juridik të përfshirë. Zonja Karçanaj do të jetë sërish në SPAK, edhe si person në dijeni, edhe për tu pyetur. Tenderat nuk i bën as drejtori, as nëndrejtori, i bën institucioni. 

 

Zonja thotë që delegova firmën te Daniel Shima, por delegimi i kompetencave, nuk di a delegon apo jo përgjegjësinë juridike. Zonja është titullari i institucionit, ajo mund të ketë deleguar veprime, por kontratat kush i ka lidhur. Se ajo mund të thotë ia delegova përgjegjësinë për tenderat zotit Shima, mirë i delegove paratë, po pjesën tjetër të dokumentacionit. Nuk besoj se ky qëndrim e shmang nga përgjegjësia penale. 

 

Lidhur me skemën e faturave fiktive me vlerë 10 milionë euro për blerje biskotash dhe çokollatash, thotë se gjithçka është bërë me ish-drejtuesin e drejtorisë së tatimit rajonal Tiranë, Aurel Cenolli.

 

Është një vendim gjyqësor ku ish-drejtuesi i drejtorisë së tatimit rajonal Tiranë, nga një prej subjekteve deklarues, është thënë me emër dhe mbiemër, i shoqëruar me persona si Andis Papa dhe Ermal Beqiri, arkëtarja e Mega Distribution, zonja thotë që ky drejtues ka qenë i pranishëm në kompaninë tonë, Aurel Cenolli. 

 

Arlinda Merko thotë se Cenolli ka ardhur me Papën dhe Beqirin dhe kanë prezantuar këtë skemë dhe çokollatat dhe biskotat nuk janë blerë vërtetë për të shkuar te AKSHI, por janë bërë faturat, për të ulur detyrimin tatimor, dhe ne na leverdiste kjo sepse shisnim pa faturë, apo thënë ndryshe në të zezë. Ky deklarim është marrë në dy etapa, në datë 19 dhe në datë 20 ose 21. 

 

Vetë zonjën Merko e bën me përgjegjësi ligjore, ndaj asaj i është ndërprerë deklarimi, duke i thënë se nëse janë të gënjeshtra do akuzohet për deklarim të rremë dhe në të kundërt, deklarimet e saj do të kenë përgjegjësinë e provës. Zonja nuk ndalet dhe thotë se kishin mosdakordësi dhe pronari i kishte thënë se në vijim do merren vetëm me Andis Papën, pronarin e FastTech, i cili ka faturat më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy