Kontrata për Mjekësinë, Mehmeti: Ndalohet lëvizja e lirë e studentëve, maturantët do shkojnë te privati (VIDEO)

Kontrata për Mjekësinë, Mehmeti: Ndalohet lëvizja e lirë e studentëve, maturantët do shkojnë te privati (VIDEO)

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, flet për marrëveshjen për maturantët që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, ku përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Mjekësisë, për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi. Duke folur për MCN Live, Mehmeti tha se për maturantët kushtet janë më të rënda. Sipas tij, vetë Ministria e Arsimit pranoi se nuk ka një shifër fikse për ata që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen, ndërsa tha se mund të kalojnë nga 3000 deri në 6900 euro. “Po të llogarisësh që një student paguan 60 mijë lekë të vjetra një krevat në muaj dhe për pagesën 400 mijë lekë, shifra e përgjithshme pa libra, pa fotokopje për internet, i bie 4600 euro. Maturantët do nënshkruajnë para konkursit dhe do mbahen 5 vjet. Nëse keni parë ligjet, ligjet tona përputhen me të drejtën europiane dhe praktikat më të mira europiane. A mund të më thotë kush nga Ministria e Arsimit apo Ministria e Shëndetësisë cili vend europain i mban peng diplomat. Pyetja ime është kjo, do ketë ceremoni diplomimi në Mjekësi? Kjo është njëlloj sikur do bëjmë dasmë, në vend të dasmës do vendosim një manekin të veshur bukur. Mund të bëhet dhe me një listë notash apo një tabelë të varur: unë jam mjeku i së ardhmes në vendin tim. Emergjencat i përcakton Kushtetuta, ndërsa këta i bie të ndryshojnë rregullat e lojës. Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se jemi mirë, por e bëjmë këtë se pas 10 vitesh ne parashikojmë se jemi në krizë. Na jepni studimin që na thotë se jemi në krizë. Kush më jep garancinë se në vitin 2027-2028 pas këtij viti i kemi zgjidhur hallet. E garanton ligji? Do nënshkruani kontratë tha, po ne nuk e dimë sa është kostoja. Që domethënë e pranoni ju të nënshkruani një kontratë për blerjen e një makine, shtëpia, por shitësi më thotë vendin e çmimit do e lëmë bosh, ti mos u mërzit se shifrën do e vendos unë. Ke ndaluar praktikisht lëvizjen e lirë dhe ke ndaluar mobilitetin e studentëve, kur Karta e Bolonjës ka në thelb lëvizshmërinë e studentëve. Ti duhet të marrësh masa të tilla që e bëjnë tërheqës pozicionin. Vetëm 42% paguan shteti për specializantët, ndërsa pjesën tjetër e paguajnë me xhepat e tyre. Maturantët do shkojnë te privati, i cili ka tarifa më të ulëta se sa parashikon shteti. Do ikin që në studime direkt në Gjermani”. Mehmeti shtoi se politikat e gabuara të qeverisë kanë sjellë emergjenca, ndërsa për frenimin e largimit të mjekëve tha se zgjidhja e duhur është rritja e pagave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy