Kryemadhi: Zëvendësministrat e rinj, përfaqësues të oligarkisë

Kryemadhi: Zëvendësministrat e rinj, përfaqësues të oligarkisë

Kryetarja e LSI-së i ka quajtur përfaqësues të oligarkisë zëvendësiminstrat e qeverisë “Rama 2”, një ditë pasi emrat e tyre u bënë të ditur në Asamblenë e Partisë Socialiste, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Durrës, Monika Kryemadhi akuzoi Ramën për korrupsiontë madh përmes një qeverie të vogël.

“33 zv.ministra në qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre”, tha kryetarja e LSI-së.

Më tej, Kryemadhi akuzoi Ramën se nuk i përkrah njerëzit e thjeshtë.

“Edukata politike në këto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundërshtimi i gjithçkaje. Ne duam të sjellim risi dhe t’i japim fund kësaj tradite. Opozita jonë e bazuar te alternativat. Ne nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi të mafiozëve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetëm me interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve. Edi Rama sulmon njerëzit e thjeshte, sepse i urren dhe ka neveri për ta”, deklaroi Kryemadhi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy