Zgjedhjet e vitit 2025/ Përcaktohen drejtuesit politikë të PD-së në 12 qarqet e vendit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Përcaktohen drejtuesit politikë të PD-së në 12 qarqet e vendit

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit, të cilët do të prijnë në betejën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.  

Belind Këlliçit i besohet kryeqyteti, qarku më i rëndësishëm i vendit, me gjithë humbjen në garën elektorale për bashkinë e Tiranës përballë Veliajt.

Bien në sy, zhvendosja e Luçiano Boçi-it nga Elbasani drejt Shkodrës, ku demokratët do synojnë të rikthejnë si bastion kryeqendrën e Veriut, si dhe kalimi i Ervin Salianjit në qarkun e Elbasanit.

Një vend si drejtues qarku i është rezervuar edhe Gazment Bardhit, këtë herë në Fier, ku i merr vendin deputetit Luan Baçi.

Qarqet- drejtuesit politikë

1. Tirana – Belind Këlliçi
2. Durrës – Oerd Bylykbashi
3. Shkodër – Luçiano Boçi
4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5. Fier – Gazment Bardhi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Korçë – Ivi Kaso
8. Kukës – Flamur Hoxha
9. Gjirokastër – Tritan Shehu
10. Vlorë – Bujar Leksaj
11. Berat – Eno Bozdo
12. Dibër – Xhelal Mziu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy