U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet në shtëpi

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet në shtëpi

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në shtëpi, disa orë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. 

Mësohet se në dëshminë e tij pas kthimit në banesë, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt Jugut pas një konflikti që kishte patur me partneren e tij. 

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes dhe pretendonte se po arrestohej nga policia. Ishte nëna e tij që e denoncoi të zhdukur Daniel Shimën pasditen e së mërkurës, në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë thuhet: "Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij".

"Po më arrestojnë", thuhet se ka qenë mesazhi i Daniel Shimës për familjarët, para se ai të denoncohej i zhdukur nga nëna e tij. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy