“Patronazhistët janë spiunë!” Meksi: PS po tregon me gisht Berishën e Metën që qytetarët të mos dalin të votojnë (VIDEO)

“Patronazhistët janë spiunë!” Meksi: PS po tregon me gisht Berishën e Metën që qytetarët të mos dalin të votojnë (VIDEO)

Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live tha se PS po bën një fushatë denigruese në raport me kundërshtarin, duke mos u marrë me programin dhe kandidatët. Sipas Meksit duke treguar me gisht Berishën dhe Metën, qëllimi është që t’i mbushet mendja qytetarëve, kryesisht votuesit gri, që të mos dalin të votojnë. Meksi vë në dukje se Rama është po aq i vjetër sa Meta në politikë, edhe pse sot kërkon të shfaqet si “djalë i ri” në politikë.

Shoh një fushatë që s’po merret me kandidatët. Zgjedhjet vendore janë për ta në zgjidhur hallet e vogla, të përditshme të jetës. Si do të ecë përpara Tirana, meqë e ka ‘përpara’ Rama! Çfarë do bëhet për Tiranën, Durrësin. Shoh një fushatë që mbështetet vetëm te tregimi me gisht i Berishës dhe Metës. Duan t’u mbushin mendjen njerëzve që të mos dalin të votojnë, ky është qëllimi. Sepse e kanë të qartë se nëse pjesëmarrja do jetë e madhe, këta do humbin. Duke treguar që ti nuk zgjedh Belindin, nuk po zgjedh Carën dhe Boçin, por Metën dhe Berishën, shpresojnë që njerëzve t’u ikë dëshira dhe të mos votojnë.

Ngjan shumë e shëmtuar. Do ishte shumë më mirë që ne si qytetar të dinim çfarë programe kanë palët, të bëhej debat mbi programet, me kandidatët, që ka vite që nuk ndodh, kur në fakt merren vetëm me Metën dhe Berishën ku asnjëri prej tyre s’kandidon. Ka diçka që nuk shkon. Ti merresh me kryetarin dhe jo me kandidatin! S’ka asnjë sens logjik. Këta kanë zgjedhur këtë rrugë sepse kështu janë mësuar, me denigrim, më sulme. Ne jemi më të mirët, më të bukurit! Por pa na treguar përse janë më të mirët, më të bukurit. Nuk merren më me të përditshmen tonë, por duan të merren me Metën dhe Berishën, për të na treguar që këta janë të këqijtë. Meta dhe Rama kanë po aq vite në politikë. Ky djali i ri me mjekrën e bardhë që është tani në politikë!"

Meksi tha se bashkia s'ka dhënë asnjë llogari për paratë e shpenzuara. 

Marrim taksën e arsimit, hajde bëjmë kërkesë në bashki, si është shpenzuar. Kjo është taksë e dedikuar, që përdoret vetëm për arsim. Sa shkolla të reja janë bërë në Tiranë?! Kemi një buxhet goxha më të madh të bashkisë së Tiranës se më përpara. Kemi pasur fond për rindërtimin. Nga Rindërtimi që është bërë për Kombinatin, pallatet që do prisheshin me DS4, DS5, të gjitha janë humbuar nga bashkia e Tiranës në gjykatë. Sepse do të merrej trualli. Paratë janë shpenzuar nga bashkia sipas dëshirës së vet pa dhënë asnjë llogari".

Lidhur me akuzat për shkollimin e Këlliçin, Meksi tha:

Nuk e kërkon Amerika diplomën e pjekurisë. Në këtë rast nuk ka bërë manovra. Ia jep mundësinë ligji amerikan. S’është përfitim, është e drejtë që ia ka dhënë shteti tjetër”.

Duke debatuar me deputetin e PS Petro Koçi, Meksi tha se patronazhistët janë spiunë.

Nuk ndodh që të mos dalin në votim socialistët për shkak të patronazhimit. Në 2019-ën ime shoqe punonte në një institucion shtetëror. Ditën e zgjedhjeve të 2019-ës, kur kandidonte vetëm PS-ja e vetme, deri në 7 pa 5 pasdite i binte telefoni prindërve të ime shoqe: Shiko se vajza juaj s’ka shkuar në votim. Ju këtë punë e keni bërë dhe do ta bëni me çdo punonjës administrate. Keni një administratë të fryrë tejmase, prej 200 mijë njerëzish, llogarite me 3-4 vota secili, dhe ja ku i keni njerëzit, dhe do i pushoni nga puna nëse s’votojnë. Patronazhistja ime ishte drejtoreshë juridike te Metrologjia! Lista e patronazhistëve kishte 900 mijë e ca emra. E ke të shkruajtur te lista e patronazhistëve, ka takuar filanin, ka pirë kafe me filanin, ka spiunuar jetën. Kishte numrin tim të telefonit, ku e gjeti patronazhisti këtë?! Unë mendoj që jeni spiuna. Eja më padisni”.

Meksi vuri në dukje se grupimit Berisha i është hequr mundësia që të numërojë votat, duke u hequr komisonerët, numëruesit, si dhe është lënë pa para në fushatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy