“Dikur më zgjatën dorën, sot dua ta bëj unë”, milioneri ofron një shtëpi luksoze

“Dikur më zgjatën dorën, sot dua ta bëj unë”, milioneri ofron një shtëpi luksoze

Një burrë që e ka kaluar fëmijërinë duke fjetur në stolat e parqeve ka prezantuar iniciativën e tij për të bërë të lumtur dikë që po përjeton të njëjtën përvojë. Milioneri britanik, Marco Robinson, do të dhurojë një shtëpi me vlerë 120 mijë stërlina, me 3 dhoma gjumi dhe e përshtatshme për një familje.

“Dua t’i jap dikujt lumturinë që më dhanë mua”, thotë ai. Milioneri ekstravagant po xhiron një dokumentar në “Channel 4” dhe do ta zgjedhë fituesin pas 6 javësh.

“Njerëzit që dua të ndihmoj janë ata që kanë nevojë për një shtëpi dhe sigurinë që do t’i bëjë të ndihen si gjithë të tjerët. Dua të jetë dikush që ndihet se ka hyrë në një rreth vicioz dhe ka nevojë për ndihmë”, thotë ai. 

Robinson rrëfen se jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht kur kërkoi ndihmë dhe ajo i erdhi nga ata njerëz që nuk e priste kurrë.

“Në ndihmuan të fitoj besimin në vetvete. Ishte e vështirë, por pata sukses në botën e biznesit dhe bëra para. Nisa të investoj në pasuritë e patundshme”, thotë ai.

Robinson thotë se nuk do ta ketë të vështirë të gjejë kandidatët për nismën e tij, por e vështirë do të jetë zgjedhja mes tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy