Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë/ Policia: U vra nga djali i tij. Vendosi lëndë plasëse në sobën me gaz

Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë/ Policia: U vra nga djali i tij. Vendosi lëndë plasëse në sobën me gaz

Është zbardhur sot vdekja e 56-vjeçarit Dyrmish Gëlluçaj në Selenicë, ku sipas Policisë rezulton se ngjarja nuk ka qenë aksidentale sikurse mendohej.  I ndjeri dyshohet të jetë vrarë nga i biri, 23-vjeçari Mato Gëlluçaj, i cili është arrestuar nga uniformat blu.

Sipas hetimeve i riu kishte vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, që pas shpërthimit i ka marrë jetën të atit. Korrespondenti i MCN TV raporton se Dyrmish Gëlluçaj ishte babai i katër fëmijëve, një djalë dhe tre vajza. Sipas banorëve të fshatit Gjorm, ai pothuajse ishte i verbër dhe çdo herë e shoqëronte vajza e vogël 7 vjeçe.

Ndërkaq, gjatë kontrollit Mato Gëlluçajt, i janë gjetur edhe armë zjarri dhe fishekë luftarakë. Municionet dyshohet se janë gjetur në brendësi të oborrit të banesës ku jetonte familje të fshehura në vend të posaçëm nga i biri, autori i krimit 23-vjeçari dyshohet se e ka kryer vrasjen për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij,

 

NJOFTIMI

Selenicë, Vlorë/Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por hetimet e thelluara profesionale të Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, zbardhën vendosjen e lëndës plasëse në sobën me gaz dhe identifikuan autorin e ngjarjes.

Vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen mekanizmi elektrik i përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse, kallëpe me lëndë plasëse, granata, ndezësa granatash, armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale. Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij. 23-vjeçari dyshohet se për shkak  të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjarri pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy