Këngëtarja Alida Hisku rrëfen pasionin për gatimin në tryezën festive të fundvitit

Këngëtarja Alida Hisku rrëfen pasionin për gatimin në tryezën festive të fundvitit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pasionin e saj për gatimin që e përcolli edhe prej shumë vitesh në Gjermani.

Hisku thotë se gatimi për të është kënaqësi duke qenë se disa vite radhazi e ushtroi edhe si profesion në restorantin e saj.

Drupal Ad

Ajo pohon se gatimet enkas për tryezën festive i ka pikë të dobët.

Mundohem të jem festive për vit të ri. Gjatë tërë jetës sime jam munduar të jem festive. Jam person shumë social, që nuk e mendoj veten pa shoqëri, pa familje, dhe këto janë ato sekretet e vitet të ri, të mblidhesh  të gëzohesh, të mendosh pozitivisht, të mbledhësh të gjitha forcat dhe të nisesh një vit të ri, të mbarë.

Shoqëria e fëmijëve të mi kërkojmë të vijnë jo vetëm ne fundjava por edhe për Krishtlindje se këtu në Gjermani e kremtojnë shumë, dhe duan të vijnë në tryezën tuaj se mami gatuan shkëlqyeshëm.

E kam demonstruar kuzhinën shqiptare për shumë vite radhazi edhe përmes restorantit që kam hapur këtu në shtëpi. Me pak fjalë kur shkojnë fëmijët diku me shoqëri, unë u jap diçka me vete, ose një tepsi të vogël me bakllava, ose një tas me sallatë, ose me fërgesë, ose të brendshme fërgesë dhe aty në mes të gjermanëve të krenohet dhe e dyta të tregojë origjinën shqiptare. U jap edhe tasin me petulla dhe me mjaltë, i bej vet.

Në lokalin tim në lulishten time, të gatuaj një rastiste shqiptare për 300 gjerman dhe të jesh kaq e frekuentuar për shumë vite radhazi, është një gjë e madhe, kam marrë shkathtësinë e Çarli Çaplin, dhe nuk e ka për asgjë kur vijnë në privat të gatuaj. Më duhet për më pak se 4 orë të bëj një meny prej tre lloj pjatash, deri në ëmbëlsirë.

Pas coronës e mbylla se dola në pension, u bëm me nipa e mbesa, dhe thashë pse ta vazhdoj më gastronominë, megjithatë ambienti i kam akoma dhe i shfrytëzoj për festa dhe gatime të veçanta, jo më si restorant tashmë por gatuaj me raste.

Kur gatuaj edhe këndoj, e tregova këtu veten se kush jam, këtu jeton një femër shqiptare nuk jeton një këngëtare, është përgjegjësi e një femre shqiptare është më e madhe e emigrantëve se sa e një Alide.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy