Çfarë po ndodh, Trump anulon vizitën e Mike Pompeo në Korenë e Veriut

Çfarë po ndodh, Trump anulon vizitën e Mike Pompeo në Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi të premten udhëtimin e planifikuar të sekretarit të shtetit Mike Pompeo në Korenë e Veriut për negociata që ta bind vendin komunist të braktiste armët e saj bërthamore, duke përmendur përparim të pamjaftueshëm në këtë çështje.

Trump fajësoi pjesërisht Kinën për momentin e zymtë me Korenë e Veriut dhe sugjeroi se bisedimet me Phenianin mund të mbahen deri pas mbarimit të mosmarrëveshjes tregtare me Pekinin.

Ishte një zhvendosje dramatike e tonit për Trump, i cili më parë e përshëndeti takimin e tij të qershorit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un si një sukses dhe tha se kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut kishte mbaruar.

"Unë kam kërkuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë kohë, sepse mendoj se nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm sa i përket demilitarizimit të Gadishullit Korean," tha Trump në "Twitter".

Negociatat kanë ngecur që nga samiti i qershorit në Singapor. Pompeo po nxit për hapa të prekshme në braktisjen e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që Pyongyang po kërkon që Uashingtoni të bëjë lëshimet e veta.

Deklarata e Trump në "Twitter" erdhi vetëm një ditë pasi Pompeo tha se do të vizitojë përsëri Korenë e Veriut dhe do të marrë me vete përfaqësuesin e tij të ri të SHBA, Stephen Biegun, në një përpjekje për të thyer bllokimin.

Në një intervistë për Reuters të hënën, Trump mbrojti qasjen e tij, duke thënë se ai besonte se Koreja e Veriut kishte ndërmarrë hapa specifikë drejt denuklearizimin. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ai dhe Kim kishin "kimi të madhe" dhe do të "kishin shumë gjasa" të takoheshin përsëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy