
Kina ka shpenzuar mbi 15 miliardë dollarë, ose rreth 7% të buxhetit të saj vjetor të mbrojtjes, për të kryer stërvitje dhe manovra ushtarake në Perëndim të Paqësorit gjatë vitit 2023.
Ky është vlerësimi i formuluar nga autoritetet ushtarake të Tajvanit, nga del përpjekja e mbështetur nga Pekini për të mbajtur një prani pothuajse të pandërprerë ajrore-detare rreth ishullit, të cilin Pekini e konsideron një provincë të vetën dhe në zona të tjera mosmarrëveshjesh territoriale, siç është arkipelagu Spratly në Detin Jugor të Kinës.
Vlerësimet e autoriteteve tajvaneze japin gjithashtu indikacione në lidhje me logjikën e përdorimit të burimeve ekonomike nga forcat e armatosura kineze, raporton Reuters.
Sipas një zyrtari tajvanez, “investimi i madh ushtarak i Partisë Komuniste Kineze në vitet e fundit ka një ndikim negativ në paqen dhe stabilitetin e rajonit, gjë që nuk kontribuon në prosperitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm”.



