Supermodelet rikrijojnë kopertinën ikonë të Vogue 30 vjet më vonë (FOTOGALERI)

Supermodelet rikrijojnë kopertinën ikonë të Vogue 30 vjet më vonë (FOTOGALERI)

Epoka e supermodeleve rikthehet në kopertinën e Vogue. Në numrin e shtatorit, revista e famshme e modës rikrijon kopertinën kult të edicionit të saj të janarit 1990, i cili me Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista, Tatjana Patitz dhe Cindy Crawford, fotografuar së bashku nga Peter Lindberg, krijoi një epokë.

“Më i madhi i të gjitha kohërave” titullohet kopertina, e cila do të publikohet në edicionet britanike dhe amerikane të Vogue me foton e supermodeleve legjendare, 33 vite më vonë.

Mungon vetëm Tatjana Patitz, e cila vdiq në fillim të këtij viti. Aktualisht të gjitha në të 50-at e tyre, katër supermodelet luajnë edhe në dokumentarin “The Super Models”, në Apple TV, në të cilin kujtojnë kohën në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 kur filluan karrierën e tyre.

Xhirimet e Vogue japin një ide se si ishte periudha për modelet e reja që papritmas u bënë super yje, veçanërisht pas publikimit të videos së George Michael “Freedom! 90” në të cilën shfaqeshin të pesta, ndoshta pasi këngëtari i kishte parë në kopertinën e Vogue.

“Ishte çmenduri. Ne nuk jemi Beatles”, thotë Evangelista, duke kujtuar reagimin ndaj videos dhe finales së mëvonshme të shfaqjes Versace, në të cilën ato ecin në pasarelë të përqafuara dhe nën tingujt e këngës së Michael.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ka vazhduar të flitet për supermodelet, ku në vitin 2022, Evangelista tregoi se si një trajtim me kriolipolizë e la “të deformuar përgjithmonë” dhe për ndikimin psikologjik të operacionit.

Campbell ka njoftuar gjithashtu ardhjen e dy fëmijëve të saj në 2021 dhe 2023 dhe vazhdon të ecë në pistën e stilistëve, përfshirë Valentino.

Ndërkohë, Crawford është nëna e një prej modeleve më të njohura të brezit aktual, Kaia Gerber.

Të katër modelet si dhe Tatjana Patitz, Helena Christensen dhe Claudia Schiffer, konsiderohen gjerësisht si modelet e para që u bënë të famshme në mbarë botën, të njohura edhe jashtë industrisë së modës.

Kërkesa për to u rrit në vitet 1990, aq sa u bë e famshme fjalia e Linda Evangelista-s “Nuk zgjohemi për më pak se 10 mijë dollarë në ditë”.

Ndërsa ka pasur modele të tjera të famshme që atëherë si Kate Moss dhe Gisele Bundchen të cilat kanë mbetur në qendër të vëmendjes dhe vazhdojnë të tërheqin ndjekësit.

Në vitin 2017, Versace bëri bujë në rrjetet sociale kur Campbell, Crawford, Christensen, Schiffer dhe Carla Bruni u shfaqën në pistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy