
250 punonjës të shëndetësisë Kosovë pritet të vaksinohen sot në Kukës.
Njoftimin se vaksinimi do të nisë sot e ka bërë të ditur Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ndëkohë që kreu i federatës Blerim Syla ka deklaruar se 250 punonjës të tjerë do të vaksinohen në ditët në vijim.
Vendimi u mor pas takimit të zhvilluar në mes të delegacionit të FSSHK-së dhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanit. REL shkruan se në takim është thënë të jenë diskutuar çështje teknike të vaksinimit.
Sakaq, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.



