Përmbytjet në Durrës/ Kume: Hidrovori është ndezur 20 orë me vonesë. Soko: Simbol i korrupsionit

Përmbytjet në Durrës/ Kume: Hidrovori është ndezur 20 orë me vonesë. Soko: Simbol i korrupsionit

Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se Durrësi është simboli i korrupsionit dhe se e gjithë situata me përmbytjet ka ardhur nga abuzimet.

 

Durrësi është masakër. Është simboli i korrupsionit. Ka ardhur për shkak të korrupsionit. Kanë hedhur nga një dorë, duke nisur nga Shefqet Kastrati me atë që ka bërë në Porto Romani me hidrovorin e deri tek ujësjellëskanalizimet. Durrësi është simbolika e korrupsionit që përmbyt. Me aq para sa janë hedhur aty nuk do duhet të ishim kështu. Si dje nuk e kam parë ndonjëherë Durrësin. E kuptojmë që ka reshje. Por kemi 30 vjet që nuk kemi venë mend, kemi zjarre në verë dhe përmbytje në dimër.

 

Problemi nis që nga miratimi i buxhetit. 

 

Gazetari Mariglen Kume tha se hidrovoret në Durrës janë ndezur 12-20 orë me vonesë. 

 

Hidrovorët në Durrës janë ndezur 12-20orë me vonesë pasi ka nisur kjo situatë. 

 

Nëse hidrovorët, apo instancat do të kishin marrë masa, hidrovori do ta kishte përballuar pak më mirë. 

Po të shkoni në zonën e Kenetës është rreziku i epidemisë nga kanalet. Kanalet nga 8-20 metra, shkojnë në 2 metra se i bllokojnë barishtet apo kallamishtet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy