Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kaloi kaloi pranë afër studentëve, të cilët po protestojnë prej tri ditësh për uljen e tarifave.
Por kalimi i Nikollës pranë studentëve është pritur me brohoritjet e studentëve, të cilët e kanë cilësuar si provokim nga ana e ministres.
“Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen. Jo politikë, jo politikë”, kanë qenë thirrjet e studentëve.
Ndërkohë që studentët e kanë quajt këtë gjest si provokim.
Por më pas ministrja Nikolla pati menjëherë një lidhje telefonike në Ora News ku tha se është e gatshme t'i takojë studentët për të negociuar me ta në lidhje me kërkesat e tyre.
"Unë dola në shesh e bindur që nuk është sheshi që jep zgjidhje por e dëshiruar për të qenë krah atyre fëmijëve. I pres studentët të biseojmë të zgjedhim më të mirën për arsimin", tha ministrja.
Kur u pyet për dorëheqjen e saj ajo deklaroi se, "Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim".



