
Diabeti është një sëmundje që shkaktohet nga niveli i lartë i sheqernave në gjak.

Duke qenë se sasitë më të mëdha të sheqerit merren nëpërmjet ushqimit, ai njihet edhe si shkaktari kryesor i sëmundjes.
Mjeku alternativ Hysni Dankshi, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për shenjat kryesore që na çojnë në identifikimin e sëmundjes së shekullit.
Diabeti është sëmundja e shekullit dhe duke qenë se janë tre lloje diabetesh, edhe shenjat janë fillimisht të njëjta.
Simptomat fillimisht me tharje të shpeshtë të gojës, kur pi ujë shpesh, ke këputje, debulesë të trupit, këputje te duarve dhe gjunjëve, dhembje koke dhe zverdhje të fytyrës, mjegullim i syve, gjate tërë kohës si shenja që na detyrojmë të bëjnë një analizë gjaku. 1 në 11 veta vuajnë nga diabeti, por ai është edhe trashëgues nga familja.
Diabeti i Tipit 2 prodhon insulinë por më pak kurse i Tipit 1, nuk prodhon fare dhe është i varur me gjilpëra.
Mjeku alternativ shpjegon çajrat që përpos kurës mjekësore, mund të përdoren për kurimin e kësaj sëmundje te pacientët.
Ushqimet që nuk duhet konsumuar janë ato që kanë sasi të karbohidrateve, buka e bardhë, ëmbëlsirat. Ndërkoh që që stresi dhe ankthi janë armiku numër një i kësaj sëmundje.
Duhet përdorur sa më shumë sallata jeshile, dhe me sasi të mëdha të çajrave bimor.
Kur jemi te këto çajra, përmendim çaji e sherebelës që është numër një për diabetin. Më pas vjen lëngu i aloe vera-s që është poashtu i përkryer, gjethja e lule mëllagës e njomë, gjethja e manaferrës, manit të zi dhe të bardhë. Ndërkohë zbulimi i fundit që vjen nga Kanadaja, flet për gjethen e domates që është i përkryer për ta bërë si çaj dhe të konsumohet nga diabetikët.
Këto lloj çarja stabilizojnë sheqerin në gjak, rregullojnë pankreasin dhe i bën ata më optimist më të gjallë. Këto duhen konsumuar krahas kurës me insulinë e ilaçe që jep mjeku, por me konsumimin e çajrave dallimi vërehet brenda javës.



