Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Havizi kanë zhvilluar sot një takim me mbështetësit e partisë së tyre të re, LIBRA, në Korçë.
Blushi akuzoi qeverinë se po përgatitet të blejë zgjedhjet.
“Ekonomi nuk mund të ketë nëse interesi publik cenohet dhe në qoftë se e gjithë ekonomia kombëtare, pra ajo çfarë është publike, u lihet në dorë pesë bandave. Unë jam jo 100% i bindur, por absolutisht i informuar që të paktën këto pesë banda në Shqipëri që kontrollojnë ilaçet, ushqimet, naftën, mineralet dhe mbetjet, këto kanë në plan të blejnë votat me këto para. Nuk ka Shqipëria një rrugë, ka dy rrugë: Ose këta ta marrin Shqipërinë në dorë dhe shumica e shqiptarëve të ikin siç ka ndodhur, ose ne t’i heqim këta nga pushteti dhe ta çlirojmë vendin tonë nga korrupsioni, krimi dhe bandat që e kanë marrë peng”, tha ai.



