Trump bisedë telefonike me Zelenskyn, pjesëmarrës edhe Elon Musk

Trump bisedë telefonike me Zelenskyn, pjesëmarrës edhe Elon Musk

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një shenjë e ndikimit të biznesmenit miliarder mbi administratën e re.

Musk ishte në zyrë kur u zhvillua telefonata. Gjatë bisedës telefonike, Zelensky falënderoi Musk për satelitët që i ka ofruar Ukrainës përmes kompanisë së tij, Starlink.

Musk mbështeti financiarisht dhe jo vetëm fushatën e Trump, ndërsa presidenti i sapozgjedhur amerikan tha se do të rekrutojë manjatin pas kompanive SpaceX dhe Tesla Inc., për një rol në administratën e tij të re, e cila do të fokusohet në uljen e kostove.

Trump, para fitores së tij, ka premtuar se do të ndërmjetësonte një marrëveshje midis Zelensky dhe Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy