Moti gjatë ditës së sotme ka një tërheqje të lehtë të valëve të të nxehtit afrikan duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit por mbetet sërish i kthjellët në të gjithë vendin. Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit mbeten sërish të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.



