“Tirana një mal betoni, ka hak për të marrë”, Meta paralajmëron Ramën: Do përfundosh me policin te dera!

“Tirana një mal betoni, ka hak për të marrë”, Meta paralajmëron Ramën: Do përfundosh me policin te dera!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur strukturat e kësaj force politike në Tiranë. Në fjalën e tij Meta tha se Tirana është kryeqyteti i pastrimit të parave të zeza në Evropë dhe ka një hak për të marrë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se e nisi politikën me vjedhje të fasadave të ministrive dhe po e bitis me vjedhje qindra milionë euro.

Tirana do të jetë e para kundër tiranisë së betonit. Shqipëria ka pasur edhe pushtues të përgjegjshëm, nuk ka vetëm pushtues të papërgjegjshëm dhe mizor, që e nisën karrierën me 20 për qind në Tiranë edhe tani kanë kaluar me 500 për qind, 600 për qind në Shqipëri. I bënë rrugët 10-fish më të shtrenjta se BE. Tirana ka përjetuar pabesinë e këtij sekti makut dhe anti-kombëtar, që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbra. Tirana ka hak për të marrë, në kuptimin më të drejtë të fjalës. Do ta marrë shpejtë, për t’ia kthyer pabesinë në drejtësi dhe për t’i dhënë fund këtij degradimi të jashtëzakonshëm. E nisi me vjedhje të fasadave të ministrive dhe po e bitis me qindra milionë euro me inceneratorë”.

Meta e krahasoi Ramën me Escobarin duke u shprehur se ai do të përfundojë me mjekun te koka dhe policin te dera.

Ka hallin e kam unë mbiemrin Meta apo Metaj. Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin, mbiemrin, as babën. As e kam denoncuar ndonjëherë babën tim në gjyq. Kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, te çerdhja te Pazari i Ri. Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, meqë sot është dita e përkujtimit të poetit Havzi Nela, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit. Ky nuk është më i forti por bën si më i forti që të bëjë sa më shumë bedela. Unë i bie më të fortit edhe e këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, t’i duket gjigant kur të bjerë atje. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë të porosis, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të popullit të Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy