Gazetari Robert Papa, autor i emisionit "Fokus" tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se mediat e majta dhe korporatave në SHBA kanë një rënie në audiencë pas mashtrimit dhe gënjeshtrave me sondazhet dhe portretizimin e bërë për Donald Trump-in. Papa vë në dukje se shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë synon ç’woke-izmin, jo duke e shkundur, por duke e “bombarduar” kënetën. Po ashtu çmontime priten edhe në sektorin e shëndetësisë nëse Kennedy konfirmohet si i emëruar nga Senati. Sipas tij kampi demokrat është i shkatërruar dhe nuk kupton rëndësinë e ekonomisë, por përqendrohet në çështjet gender dhe woke-izmin.
I pyetur cila është situata penale e Trump-it, Papa shprehet:
“Federalet mbaroi, mbetet vetëm kjo e Nju-Jorkut që s’ka ndonjë potencë të madhe dhe e Xhorxhias që është shtyrë pa afat, pra gjyqet lokale dhe nga shtetet, ai nuk e fal dot veten, gjyqet federale janë pezulluar. Në Nju-Jork u shty seanca e parë. Pas vendimit të Gjykatës Supreme cdo veprim që presidenti bën në zyrë s’mban përgjegjësi. Hetimet që janë bërë, janë marrë në pyetje këshilltarë, njerëz të afërt të tij, dhe kanë folur, kanë dhënë dëshmi lidhur me bisedat që janë bërë në zyrën e Shtëpisë së Bardhë, këtu çështja mbaron”.
I pyetur mbi padinë ndaj mediave, Papa thotë:
“Është e drejta e tij. Dihet që Trump ka mbajtur pozicion të tillë ndaj mediave, duke i quajtur armik të popullit, por s’besoj se do t’i shkoj deri në fund, ka apele, ai tregon qëndrimin, është i mërzitur nga qëndrimi medias së majtë radikale, që humbi, ishte humbësi kryesor pas Biden-it, CNN ka rënie të shikueshmërisë 40 për qind, Fox News 26 për qind rënie. Të gjitha patën goditje të madhe, sepse mashtruan, propagandë e madhe, gënjyen me pollet, nuk e tregojnë realitetin, nxitën një përshkrim të paqenë, fashistë, nazistë, amerikanët s’janë budallenj, dhe mediat e pavarura dhe podcastet fituan ndaj medias korporatave që ka kohë që ka rënë në shikueshmëri, sidomos te të rinjtë. CNN ka nisur pushime masive do kalojë në transmetim dixhitale, edhe te Fox News ka një lloj tërmeti. Los Angelos Times ka rënë me 70 për qind shitjet, NYT ka me pagesë, pra e gjithë media pësoi një goditje të madhe”.
I pyetur se çfarë premton të bëjë Trump ndaj lëvizjes woke, Papa thotë:
“Trump kërkon jo ta shkundë, por ta bombardojë kënetën, sa mund ta arrijë s’është e lehtë. Ai ka kërkuar dorë të lirë me një ligj të ri ekzekutiv që të pushojë kë të dojë nga administrata publike. Ka zgjedhur një ish-kapiten pa përvojë në Pentagon për të bërë ç’woke-izmin, duke kërkuar në një bord që të pushohen gjeneralët që nxitën woke-izmin. Te shëndetësia nëse do kalojë Kennedy do ketë çmontime të strukturës së departamentit. Bomba bërthamore reale do jetë te drejtësia nëse kalon ‘skandalozi’ Gaetz. Ka mundësi që Senati mos ta kalojë. Trump është i zgjuar, do jetë që në ditët e para në sulm, ka bërë 3-4 emërime që i kanë hutuar të gjithë. Probleme ka krijuar ajo që do jetë në krye të kundërzbulimit, ka mbrojtur propagandën ruse, dhe duhet që FBI të bëjë hetime. E çuditshme pse Trump i besoi, nga demokrate kaloi në republikane. Kampi demokrat është i shkatërruar, si kampi i Karterit që iu desh 12 vite për t’u rimëkëmbur. Ata vazhdojnë me woke-izmin, gender-in, nuk kapin sensin ekonominë, i konsideruan votuesit demokratë si idiotë, s’është kështu”.



