Përmirësohet gjendja e Berlusconi-t, ish-kryeministri del nga terapia intensive

Përmirësohet gjendja e Berlusconi-t, ish-kryeministri del nga terapia intensive

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është larguar nga reparti i terapisë intensive ku ishte i shtruar që nga e mërkura e 5 prillit për pneumoni. Mësohet se gjendja e liderit të Forza Italia tashmë është e përmirësuar dhe ai do të qëndrojë në një repart të zakonshëm të spitalit. Lajmi është konfirmuar nga vëllai i Berlusconi-t, Paolo, gjatë një vizite në spital.

Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spital që prej datës 5 prill pas pneumonisë , një ndërlikim që erdhi si pasojë leucemisë kronike mielomonocitare, nga e cila vuan prej disa kohësh. 

Berlusconi ndiqet nga mjeku i tij i besuar dhe shefi i kujdesit intensiv, Alberto Zangrillo , dhe nga Fabio Ciceri , në krye të njësisë së hematologjisë dhe onkohematologjisë në spitalin milanez.

Udhëheqësi i Forza Italia po ndjek terapitë citoreduktive (kimioterapi), antimikrobike dhe anti-inflamatore, të cilat, sipas buletinit të së hënës së kaluar, "po japin rezultatet e pritura". Ndërkohë që mjekët kanë shprehur optimizëm për gjendjen e tij, por kërkojnë ende kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy