Institucionet italiane sulmohen nga hakerat rusë pas vizitës së Melonit në Kiev

Institucionet italiane sulmohen nga hakerat rusë pas vizitës së Melonit në Kiev

Një seri faqesh të kompanive dhe institucioneve italiane janë vënë në shënjestër të hakerëve nga kolektivi pro-rus NoName057, të cilët morën përsipër përgjegjësinë përmes postimeve në Telegram. Sulmi i tipit Ddos ka nisur dje me rastin e vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Kiev.

"Italia do t'i japë Ukrainës paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake", shkruajnë ata në kanalet e tyre, duke cituar konferencën për shtyp të kryeministres dhe shtojnë: "Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë magjepsës përmes Italisë Rusofobike".

Sulmi ka të bëjë me sajte të ndryshme, si atë të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme, Karabinierëve, bankës Bper, grupit A2a dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër domenet e synuara do të ishin edhe ato të portalit të kartave të identitetit, ai i ministrisë së Politikave Bujqësore dhe ai i grupit Tim. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy