Situatë kritike prej zjarreve në Dropull, flakët iu afrohen banesave/ Asfiksohet një banor (VIDEO)

Situatë kritike prej zjarreve në Dropull, flakët iu afrohen banesave/ Asfiksohet një banor (VIDEO)

Në zonën e Dropullit në Gjirokastër, situata paraqitet kritike pasditen e sotme si pasojë e zjarreve. Flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se era e fortë ka shtyrë përpara flakët, të cilat po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Goricë.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret, në mënyrë që të mos u afrohen banesave.

Mësohet se si pasojë e zjarreve të mëdha dhe pranisë së tymit është asfiksuar një banor i fshatit Frashtan, me iniciale K.K. Si pasojë e vështirësive në frymëmarrje, banori i asfiksuar u dërgua në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy