Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN Live në afërsi të kampit “Ashraf 3” në Manzë, bën me dije siguria është e lartë që në hyrjen e jashtme të kampit.
Pula bën me dije se siguria private është në nivele maksimale, ndërkohë që nuk shihen forca policie.
Masat vijnë në një kohë kur kemi një përshkallëzim të konfliktit Iran-Izrael, dhe kemi raportime se “Homeland Justice” ka hakuar faqen e Bashkisë Tiranë.
“Në kampin e muxhahedinëve këtu në zonën e Manzës në Durrës ruhen me masa të rrepta sigurie, që janë gjatë gjithë kohës. Nuk është se ka forca të Policisë së Shtetit, apo grupeve të tjera, por siguria private në të cilën ruhet kampi i muxhahedinëve është në nivele maksimale. Ruhen nga disa punonjës në hyrjen kryesore. Pas nesh ndodhet hyrja dytësore e kampit. Kemi tentuar të komunikojmë me përfaqësues të kampit ‘Ashraf 3’ për të marrë një koment për konfliktin Iran-Izrael, apo mesazhet që janë shqetësuese që janë publikuar në grupim Homeland Justice. Hyrja ka më shumë punonjës sigurie. Pas meje është hyrja e dytë e kampit Ashraf 3, 600-700 metra larg. Siguria është goxha e lartë që në pjesën e jashtme të tij. Policia pati një kontroll të imtësishëm duke sekuestruar mjetet kompjuterike dhe dokumentacionin. Që prej asaj kohe nuk ka pasur kontrolle tjera”.



