Zululand / Pornografia te adoleshentët, Dragoti: Mund të krijojë varësi, Kazhani: Devijon personalitetin

Zululand / Pornografia te adoleshentët, Dragoti: Mund të krijojë varësi, Kazhani: Devijon personalitetin

Megjithë emancipimin e shoqërisë, të flasësh për seksin në Shqipëri mbetet ende një tabu.

 

Vetëm “një grusht” familjesh shqiptare bisedojnë me fëmijë e tyre për jetën seksuale, duke i lënë ata në “mëshirë” të teknologjisë dhe informacioneve që mund të sigurojnë sa andej-këndej.

 

Sot avancimi i teknologjisë i ka bërë adoleshëntët që të rendin pas websit-eve të ndryshme për të shuar kurshtjen mbi seksin. Mjafton një smartphone, WIFI, një klik dhe atyre u serviret informacion i pafund, i cili pa mbikqyrjen e të rriturve mund të jëtë i dëmshëm.

 

Zululand këtë të hënë ka trajtuar një temë deilkate për shoqërinë por që jashtë kufijve tanë po kthehet në një shqetësim serioz.

 

Pornografia te adoleshentët- ishte çështja që Nano diskutoi me dy të ftuarit: Edmond Dragotin, psikolog dhe gazetaren Mira Kazhanin.

 

Profesor Dragoti ngriti shqetësimin se pornografia mund të krijojë varësi te ata që e kanë ndjekur disa herë. Ai theksoi se djemtë janë më të rrezikuar ndërsa renditi edhe pasojat që ky fenomen shkakton.

 

Në momentet e para porno nuk është dëmshme, por më pas krijon varësi, është njëlloj si bixhozi. Kjo dukuri në moshën 12-13 vjeçare bëhet mëse e zakonshme pasi djemtë janë në kërkim të identitetit të tyre seksual. Referimi te pornografia ata i lehtëson ne dy aspekte e para u jep mundësi që të njohin një botë të panjohur dhe u lehtëson teknikat e manipulimit të marrëdhënies. Por çdo gjë që është e teprët është edhe e dëmshme. Bota që paraqitet aty nuk është reale është një fiksion. Marrëdhënia seksuale është shumë komplekse, ka puthjet, dashurinë, përkëdheljet kurse në porno marrëdhënia është shumë e ngushtë. Shikimi i pornos deformon edhe optikën ndaj partnerit, bëhemi më kritik dhe lidhja nuk është e qëndrueshme” u shpreh profesor Dragoti.

 

Ndërsa gazetarja Mira Kazhani theksoi se imazhet, gjuha, dhuna që përdoret në videot pornografike mund të devijojnë personalitetin e një fëmijë.

 

I rrezikojnë titujt e frikshëm të pornos, dhuna. E mësojnë seksin jo si formë intime dashurie. Njerëzit kanë nevojë për tu dashur, dashuria të plotëson. Ato titujt e frikshëm, dhuna, akti me shumë partnere devijon personalitetin e një fëmije 12- vjeçar por shkatërron edhe nje burrë të moshës 50- vjeç që shikon porno të kësaj natyre.  Ti humbet kënaqësinë e të bërit dashuri. Jam e bindur që pornografia të shkatërron jetën intime” nënvizioi gazetarja Kazhani.

 

Më tej të ftuarit theksuan se vendi më i mirë ku duhet të mësohet edukata seksuale është familja dhe më pas shkolla përmes kurikulave të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy