Mike Pence përkujton viktimat e Holokaustit, por për hebrejtë ka zgjedhur fjalët e gabuara

Mike Pence përkujton viktimat e Holokaustit, por për hebrejtë ka zgjedhur fjalët e gabuara

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, e gjeti veten në qendër të kritikave pas një postimi në Tuiter në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Pence postoi një video ku shfaqej në krah të së shoqes ndërsa vizitonin memorialin Yad Vashem në Jeruzalem gjatë vizitës në Izrael javën e kaluar.

“Gjashtë milionë martirë të holokaustit, tre vite pas endejeve në luginën e vdekjes për 3 vjet, u ngritën nga hiri për të kërkuar të ardhmen e hebrejve”, shkroi ai.

Por në përgjigjet poshtë statusit të tij, kritikat ishin të shumta. Përdoruesit e rrjetit shkruan se duke i dhënë postimit të tij nuancat e një narrative kristiane, Pence me vetëdije ose jo i ka fyer viktimat.

“A po u referohesh të afërmve të mi që kanë vdekur ose i kanë mbijetuar holokaustit apo na ke përfshirë në një analogji me Jezusin?”, shkroi një komentues.

Ndërsa një tjetër komentues shkruan se termi ringjallje është një eufemizëm që rrallë mund të përdoret në kontekstin e rastit.

“Nga perspektiva religjioze e Pence-it familjarët e mi mund të ringjallen. Por ata dhe unë nuk besjmë të kozmologji. Ne nuk besojmë atë që beson ai. Beso çfarë të duash zotëri, por do ta vlerësoja shumë nëse i lë të qetë 6 milionë hebrej të vdekur”, shkruan dikush tjetër.

Fjala resurrection (ringjallje), e cila ka konotacione kristian në anglisht, është gjithashtu një përkthimi i saktë i fjalës hebraike tekuma, e cila gjithashtu mund të përkthehet si rilindje, rimëkëmbje ose ringjallje. Kjo fjalë shpesh përdoret për të përshkruar ngritjen e shtetit të Izraelit pas holokaustit në frazën "Shoah v'tekuma".

Disa përdorues të Tuiterit e kundërshtuan ashpër përdorimin e fjalës dëshmor, duke nënkuptuar se viktimat e holokaustit sakrifikoheshin me dëshirë pa pritur ekzekutimin. Megjithatë, fjala martir është përkthyer në hebraisht si kedoshim, që është termi që përdoret më shpesh për të përkujtuar viktimat e holokaustit në Izrael. Emri zyrtar i ditës së përkujtimit të holokaustit në Izrael është, në të vërtetë, Dita e Kujtimit të Dëshmorëve dhe Heronjve të Holokaustit. / HAARETZ / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy