
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e djalit dyvjeçar, i cili ra në një gropë rreth 100 metra të thellë në Spanjën jugore 13 ditë më parë.
Julen Rosseló kishte pasur një drekë me familjen e tij në fshat më 13 janar, kur ai ra poshtë vrimës 25cm të gjerë në Totalán, pranë Malagas.
Kjo detyroi autoritetet që të zhvillonin një operacion të madh shpëtimi duke gërmuar në një bosht paralel dhe një tunel të vogël horizontal për të arritur fëmijën, por procesi u ngadalësua nga shtresa e shkëmbit të fortë që duhej pastruar me shpërthime të kontrolluara.
Në orët e mëngjesit të së shtunës, autoritetet lokale njoftuan se ekspertët e shpëtimit të minave dhe një oficer kishin gjetur trupin e djalit.
"Në orën 1.25 të mëngjesit, ekipet e shpëtimit arritën në zonën në puset ku besonin se Julen ishte dhe e gjeti trupin e djalit të vogël," tha përfaqësuesi lokal i qeverisë qendrore në një deklaratë, duke shtuar se procesi gjyqësor për të rimarrë trupi kishte filluar.

Kryeministri, Pedro Sánchez, tha se i gjithë vendi ndau "trishtimin e pafund" me familjen e Julen.
Babai i Julen, Hoze, tha se kishte nxituar te vrima sa më shpejt që e dëgjoi të thërriste atë të dielën pasdite.
Shpëtuesit nuk morën asnjë shenjë jete nga djali gjatë gjithë operacionit.
Prindërit e Julen, Hoze dhe Viktoria kanë përjetuar një tjetër tragjedi edhe më parë.
Banorët e El Palo thonë se djali i tyre 3-vjeçar, Oliver, vdiq papritur më pak se dy vjet më parë për shkak të një problemi në zemër.



