Ndodh edhe kjo, arrestohet “aspiranti për profet”, dështoi të ringjallë një të vdekur

Ndodh edhe kjo, arrestohet “aspiranti për profet”, dështoi të ringjallë një të vdekur

Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi ai nuk arriti të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.

Getayawkal Ayele kishte provuar të ringjallë kufomën e Belay Biftu duke u shtri mbi kokën e viktimës dhe thërriste me të madhe “Belay, zgjohu!” (viktima quhej Belay Biftu), por procesi i ringjalljes kishte dështuar me sukses.

Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Ai u shpëtua kur policia mbërriti pak më vonë edhe pse kjo nuk do të thotë se ai ishte jashtë telasheve.

Gjithsesi, Ayele po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim.

Abuzimi i trupave të vdekur është një krim sipas ligjit etiopian dhe një komandant i policisë lokale i ka thënë BBC-së se njeriu, profesioni i të cilit është punonjës shëndetësor, tani ndodhet në paraburgim.

Incidenti është filmuar dhe që atëherë është bërë viral në mediat sociale.

Banorët në qytetin e vogël perëndimor të Galilesë, në rajonin e Oromias, thanë se Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.

Pas ringjalljes së dështuar, disa anëtarë të familjes u trishtuan në vend ndërsa të tjerët u zemëruan dhe filluan të rrahin Getayawkal aty ku policia arriti dhe e arrestoi.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy