LSI në tryezën e reformës zgjedhore, Kejdi Mehmetaj: Të zhgënjer vetëm ata që i shërbejnë Ramës (VIDEO)

LSI në tryezën e reformës zgjedhore, Kejdi Mehmetaj: Të zhgënjer vetëm ata që i shërbejnë Ramës (VIDEO)

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuara e radhës në studion e “Stay Tunned”. E pyetur për vendimin e LSI-së për t’u ulur me maxhorancën dhe përfaqësues të tjerë të opozitës për reformën zgjedhore, Mehmetaj tha elektorati i partisë nuk është i zhgënjyer. Sipas Mehmetajt, të zhgënjyer janë vetëm ata që i shërbejnë kryeministrit. 

"Janë zhgënjyer vetëm ata që bëhen personazhe falë krizave. Ca në parlamentin ilegjitim apo lart e poshtë që paguhen për të dhënë ushqim të përditshëm për thashetheme dhe mediat apo kushdo që i shërben Edi Ramës", tha Mehmetaj 

Mehmetaj e vuri theksin te thirrja e OSBE-ODIHR për t’u bërë pjesë e tryezës.

Nuk është thjesht ulje në tryezë. Nëse i kthehemi kujtesës në tetor të vitit të kaluar, OSBE na thirri në një tryezë”, tha Mehmetaj.

 Nënkryetarja e LSI-së shtoi se reforma zgjedhore domosdoshmërisht duhet të bëhet me ndërmjetësues ndërkombëtar.

Ndërsa e pyetur për opozitën parlamentare, pjesë e të cilës janë edhe deputetë të rinj nga LSI-ja që përfituan nga vakancat e krijuara pas heqjes dorë nga mandatet e deputetëve të kreut të listave, Mehmetaj nuk e kurseu ironinë.  

Edhe njerëzit që ne kemi zgjedhur dikur, sot janë të Edi Ramës dhe i shërbejnë atij. Ka njerëz me karakter, ka edhe njerëz të vegjël që përdoren, shiten e blihen”, tha ajo duke iu referuar asaj që quhet opozita e re.

 

 

Pjesëza nga intervista në studion e "Stay Tunned" me gazetaren Valbona Mëhilli

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy