Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, arrestohet 42-vjeçari në Maliq

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, arrestohet 42-vjeçari në Maliq

Policia e Maliqit ka arrestuar një 42-vjeçar me iniciale M.K pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake. 

Dyshohet se 42-vjeçari ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Maliq/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy