
Një operacion i policisë pas dyshimeve për trafik droge ka vënë në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka me banim në Velipojë dhe shtetasin Edmond Preka, po nga Velipoja. Ndalimi ndodhi në banesat e tyre në Velipojë. Nga ana e forcave të policisë dhe repartit RENEA ka përfunduar në pranga dhe prokurori i Prokurorisë Kukës, Xhevair Lita. Në pranga ka përfunduar edhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olsi Bistri. Po ashtu RENEA dhe policia e Shkodrës po bëjnë kontrolle edhe në zonën e Dobraçit tek fisi Bajraj ndërsa dyshohet për një të ndaluar në atë zonë. Efektivët e policisë kanë bërë edhe sekuestrim automjetesh ndërsa aksioni vijon dhe mund të ketë të ndaluar të tjerë. Ndaj të ndaluarve rëndojnë akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe grupit të struktruar kriminal. Operacioni është në vijim nga Policia e Shtetit dhe SPAK, në disa qytete, si Tiranë, Shkodër dhe Kukës ndërkohë që detajet nuk bëhen të ditura.



