Gjonaj: Vizita e Ramës në Britani duhej bërë më herët, çështja e emigrantëve i rriti pikë Sunak (VIDEO)

Gjonaj: Vizita e Ramës në Britani duhej bërë më herët, çështja e emigrantëve i rriti pikë Sunak (VIDEO)

Ervin Gjonaj, gazetar në Britani ka komentuar në n jë lidhje skype me MCN Live vizitën e  kryeministrit Rama dhe takimin e tij me Sunak.

Ai i tha se interes më të madh kanë treguar komuniteti shqiptar që jetojnë atje kjo dhe për shkak të vendimit të fundit të emigracionit dhe qëndrimit të tyre në Britani. Sipas tij, ky takim në këtë kohë i shërben më shumë vetë Sunak se sa ne shqiptarëve, ndërsa theksoi se çështja e emigracionit i ka shtuar pikë vetë atij.

Interesin më të madh e kishte komuniteti shqiptar për arsye të emigrimit dhe sidomos për vitin e fundit që kishte lidhje me ilegalitetin dhe fatin e tyre se çfarë do bëhet me qëndrimin e tyre në Britani. Nga ana e britanikëve nuk kishte shumë interes, ishte një vizitë e pritur, që duhej bërë ndoshta dhe më herët. Çështjet e emigracionit, marrëveshja e famshme për rikthimin e emigrantëve e cila kishte interes u prit se mund të jepej një formë qëndrimi e përkohshme për ta, por u pa se Britania ka qëndruar e fortë në qëndrimin saj për ti kthyer.

Në vjim ai shtoi se një takim tjetër me rëndësi që pritet për sitën e sotme është ai i ministrit Blendi Çuçi me homologen e tij.

Kjo ka interes të madh pasi kryeministri dhe ministri e thanë se përballja me të nuk do jetë shumë dashamirëse pasi kërkohet një ndjesë nga ana e saj për shkak të gjuhës së përdorur, edhe pse është pranuar se ajo gjuhë është konsum i brendshëm politik. Prandaj këtë insistim nga Rama për gjuhën e përdorur e shoh sepse nuk arrin dot një marrëveshje për emigrantët që tashmë janë atje të regjistruar dhe do të përballen me kthimin e tyre në atdhe. Ka një formë interesi, duke parë që qeveria britanike ngul këmbë për arsyet e saj elektorale me këto marrëveshje mbi emigrantët Sunak ka arritur të marrë 3 pikë çfarë e bën atë si një potencial për të arritur qëllimet e tij. Mendoj se vizitën e ka zgjedhur Sunak për ta bërë në këtë kohë sepse i shërben atij, kjo kohë i shkon më shumë për shtat Sunak sesa ne shqiptarëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy