Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit do të mbajnë sot një takim përgatitor në Tiranë për samitin e radhës së këtij procesi.
Në takim pritet të jenë pjesëmarrjes ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) dhe Zyra e Bashkëpunimit Rajonal Rinisë, ( RYCO).
Takimi vjen 10 ditë para Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet po në Tiranë në 16 tetor, për herë të parë në një vend jo anëtar të BE.
Kujtojmë që Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, nismë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel që daton prej gushtit 2014



