
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi emërimin në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, një jurist republikan i respektuar që e ka mbajtur këtë funksion edhe në fillim të viteve 1990 nën presidencën e George H.W. Bush.
Duke zëvendësuar Jeff Sessions, i cili u shkarkua nga Trump muajin e kaluar, 68-vjeçari do të marrë përsipër hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se ai ka qenë kritik ndaj disa aspekteve të asaj hetimi.
"Unë dua të konfirmoj Bill Barr-in, një nga juristët më të respektuar në vend, një avokat i respektuar që ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm gjatë administratës Bush. Ai respektohet nga demokratët dhe republikanët dhe ai do të kandidohet si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Shpresoj se procesi i konfirmimit do të jetë shumë i shpejtë”, tha Trump.
Aktualisht, Barr është këshilltarë në firmën ligjore të Kirkland & Ellis në Uashington DC.
Nëse Barr konfirmohet nga Senati pas emërimit të tij zyrtar, ai do të zëvendësojë prokurorin e tanishëm të ngarkuar, Matt Whitaker.
Për emërimin e Whitaker kishte qenë një zgjedhë e diskutueshme që nga fillimi për shkak të pikëpamjeve të tij mbi hetimin e Robert Mueller-it.
Por demokratët nga ana tjetër thonë se ata patjetër do të shtyn Barr për pikëpamjet e tij në lidhje me mbrojtjen e Mueller dhe punën e tij, gjatë seancave të konfirmimit të tij.



