Nju-Jork/ Të varfër dhe të harruar, 650 viktima të Covid-it në kamionë frigoriferikë

Nju-Jork/ Të varfër dhe të harruar, 650 viktima të Covid-it në kamionë frigoriferikë

Trupat e qindra njerëzve të vdekur që në pranverë nga koronavirusi gjenden ende në kamionë frigoriferikë në Brooklyn, Nju-Jork.

Wall Street Journal raporton se rreth 650 trupa po ruhen në kamionë në një morg që u ngrit në prill në Pier 39 në Sunset Park.

Shumë nga viktimat e hershme COVID-19 janë nga familje që nuk mund të gjenden ose nuk kanë mundësi të përballojnë varrimin.

Autoritetet shëndetësore thonë se e kanë të vështirë të gjurmojnë të afërmit e rreth 230 të vdekurve, por edhe kur i gjejnë, ata refuzojnë t’i tërheqin për shkak të pamundësisë financiare për varrimin.

Reduktimi i trupave në depo po ecën me ritme të ngadalta.

Që nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, numri i trupave u ul në 650 nga 698.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy