Shfryhet përfundimisht “tollumbacja” e shkarkimit të Metës (VIDEO)

Shfryhet përfundimisht “tollumbacja” e shkarkimit të Metës (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Raporti ka marrë mbështetjen e 78 deputetëve, 17 kanë votuar kundër dhe 8 kanë abstenuar.

I ngritur në fillim të korrikut të vitit të kaluar dhe i drejtuar nga deputeti Ulsi Manja, ky komision për mëse një vit shqyrtoi ato që i cilësoi shkelje të rënda kushtetuese nga ana e kreut të shtetit. Shkaku pse u ngrit ky komision ishte anulimi me dekret i zgjedhjeve vendore të 30 qershori nga ana e presidentit Meta.

Në seancën e 8 korrikut 2019, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me 9 anëtarë” 5 nga PS dhe 4 nga opozita. Komisioni u drejtua nga Ulsi Manja nga PS, ndërsa zv/kryetar Alban Zeneli nga opozita. Anëtarë kanë qenë Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Bashkim Fino, Alekt Hyseni, Adriatik Alimadhi, Halit Valteri, Krenar Ryçi.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u paraqit nga një grup prej 55 deputetësh, të cilët pretenduan se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore ishte në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit e të ushtrimit normal të sovranitetit të popullit.

Komisioni për Metën, Manja: Ka shkelur Kushtetutën, por jo në atë masë sa të shkarkohet

Kuvendi diskutoi sot gjetjet e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e Presidentit të Republikës, i pari i këtij natyre i ngritur në Shqipëri në 30 vite pluralizëm. Në emër të këtij komisioni, kreu i tij, deputeti socialist, Ulsi Manja, tha se përgjatë disa muajve punë të këtij komisioni, janë vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore, ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, sipas Manjës, pavarësisht shkeljeve të Kushtetutës në rastet e mosdekretimit të datës së zgjedhjeve vendore dhe emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese, nuk kërkohet shkarkimi i presidentit. Manja tha se në çdo rast, është Gjykata Kushtetuese ajo që merr vendimin përfundimtar.

Arrijmë në përfundim se dekreti i Metës 10/6/2011 për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në 13/12/2011 për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese janë akte dhe vendime antikushtetuese. Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsideratë rolin e tij janë shkelje që nuk çojnë në domosdoshmërisht në shkarkim por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhme”, tha Manja.

Për të qenë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidentit”, tha Manja.

Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në vatër të hedhjes së zjarrit

Kryeministri Rama u shfaq më i ashpër se kreu i komisionit hetimor lidhur me shkeljet që maxhoranca thotë se ke kryer presidenti Ilir Meta. Në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohen gjetjet e komisionit hetimor, Rama tha se kreu i shtetit e ka kthyer zyrën e këtij institucioni në seli të njëanshme dhe vatër të hedhjes së zjarrit.

Të gjithë harrojnë se Ilir Meta u bë presidentit me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim votat. Që në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte opozita për veten e vet. As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën, sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutës dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë, që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese”, tha Rama.

Kreu i maxhorancës shtoi se Meta e ka shkelur hapur Kushtetutën dhe mllefin ndaj opozitës e ka përdorur si degëzim.

Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë, në atë të statuseve dhe intervistave pa frena dhe në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vendçe”, u shpreh kryeministri.

Kuvendi, diskutohet sot raporti përfundimtar për shkeljet e Metës

Tri seanca maratonë gjatë kësaj jave do të përmbyllin sesionin parlamentar. Seanca e sotme do të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës ka miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë, një seancë tjetër është parashikuar të martën, më 28 korrik. Ndërsa seanca e fundit është ajo e 30 korrikut. Reforma zgjedhore, tema më e nxehtë e debatit politik të javëve të fundit, pritet të përmbyllet në seancën e së martës, ndërsa të premten, ashtu siç është paralajmëruar do të votohen ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura, propozime të opozitës parlamentare që kanë gjetur edhe mbështetjen e maxhorancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy