Të paktën 115 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë ndërruar jetë nga Covid-19 thotë OBSH

Të paktën 115 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë ndërruar jetë nga Covid-19 thotë OBSH

Të paktën 115 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë ndërruar jetën si pasojë e Covid-19, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit të hënën.  

Kur po fliste në hapjen e asamblesë së përvitshme të OBSH-së, Tedros Afhanom Ghebreyesus mbajti homazhe për punën e punonjësve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën, duke theksuar se shumë janë infektuar vetë. Pavarësisht se raportimet janë të pakta, përllogaritet se të paktën 115 mijë kanë ndërruar jetë duke u shërbyer të tjerëve.  

Ai gjithashtu paralajmëroi, se 18 muaj pas fillimit të pandemisë situata vazhdon të jetë e pasigurt dhe duke pasur parasysh tendencat e deritanishme numri i vdekjeve do t'ia kalojë totalit të vitit të mëparshëm brenda tre javëve në vazhdim.  

“Asnjë shtet nuk duhet të supozojë, se ia ka hedhur paq, pavarësisht se si shkon vaksinimi në vend. Deri më tani nuk është shfaqur asnjë variant, që ul në mënyrë të konsiderueshme efektivitetin e vaksinës, diagnostikimit apo të terapisë. Nuk ka asnjë garanci, që do të vazhdojë të jetë kështu. Ne duhet ta kemi shumë të qartë se pandemia nuk ka mbaruar dhe nuk do të marrë fund derisa të kontrollohet transmetimi i sëmundjes në çdo shtet të botës”, tha ai.  

Deri më tani kanë ndërruar jetë më shumë se 3.5 milion njerëz nga Covid-19, bazuar në një sondazh të Universitetit John Hopkins. 167 milionë të tjerë raportohet se janë infektuar me sëmundjen.  

Vaksinimet filluan në mbarë botën në fillim të dhjetorit, por Dr Tedros denoncoi pabarazinë skandaloze kur bëhet fjalë për vaksinimet.

“Më shumë se 75% e vaksinave janë përdorur vetëm në 10 shtete. Nuk ka asnjë mënyrë diplomatike për të thënë, që vetëm një grup i vogël shtetesh, që prodhojnë ose blejnë pjesën më të madhe të vaksinave në botë kanë nën kontroll fati e pjesës tjetër”, tha ai. 

Shefi i OBSH-së gjithashtu tha, se dozat e dhëna deri më tani do të kishin qenë të mjaftueshme për të vaksinuar çdo punonjës të shërbimit mjekësor dhe person në moshë të thyer në të gjithë botën.  

Sipas të dhënave të Our World më shumë se 1.6 milion doza janë dhënë në mbarë botën. Vetëm diçka më pak se 600 milion janë përdorur në SHBA, BE, Britani të Madhe, Izrael dhe Kanada, ndërkohë që Kina ka përdorur më shumë se 510 milion doza.  

Ndërkohë që programi COVAX, i cili drejtohet pjesërisht nga OBSH, ka arritur të dërgojë vetëm 72 milion doza në 92 vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.  

“Aq doza janë të mjaftueshme për pothuajse vetëm 1 për qind të të gjithë popullsisë së atyre vendeve së bashku”, tha Dr tedros.  

Ai i nxiti vendet anëtare, që të mbështesin lëvizjen për të vaksinuar të paktën 10 për qind të popullsisë së çdo shteti deri në shtator dhe të shtojë donacionet, në mënyrë që vaksinimet të arrijnë 30 për qind deri në fund të vitit. 

Ai tha se këto janë qëllimet kryesore për to cilat duhet të punohet fort, të cilat janë rrënjësore për të ndaluar sëmundjet e rënda dhe vdekjet, për të mbajtur të shëndetshëm dhe jashtë rrezikut punonjësit e kujdesit shëndetësor si dhe për rihapjen e shoqërive dhe të ekonomisë./ Euronews/ Përktheu: Ina Merlika/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy