Celibashi: Basha ka të drejtën të regjistrohet në zgjedhje, por duhet të plotësohet dokumentacioni

Celibashi: Basha ka të drejtën të regjistrohet në zgjedhje, por duhet të plotësohet dokumentacioni

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi në mbledhjen e sotme të KQZ se të drejtën për të kërkuar regjistrimin në zgjedhje si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha.

Ndonëse Celibashi vuri në dukje se në perceptimin e tij Berisha është kryetar i PD, ai theksoi por kjo s’ndryshon asgjë në lidhje me ligjin, ku të drejtën për t'u regjistruar e ka Basha.

Celibashi vuri në dukje se në dokumentacionin e grupimit Alibaj ka një problem në formulim, si dhe mungon nënshkrimi i kryetarit të PD Basha.

Kësisoj ai i la 48 orë kohë PD-së së Alibeajt që të plotsoj dokumentacionin e nevojshm për të bërë plotësimet. 

KQZ merr për referencë dokumentin zyrtar. Do ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar në perceptime publike. Mund ta pranoj që në perceptimin tim z.Sali Berisha është kryetar i PD, por kjo s’ndryshon asgjë në përputhje me ligjin. Do të duhet të marrë një dokument të prodhuar nga gjykata, që tregon një fakt të ndryshim nga ajo që unë apo tjetri percepton. Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, bazuar në dokumentet zyrtare e ka z.Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit dhe dokumentacionit. Ligji i njeh të drejtën, edhe në Kodin Zgjedhor, por edhe Kodi Civil, njeh të drejtën apo mundësinë që disa kompetenca të kryetarit të partisë, t’i delegojë te persona të tretë. Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të z.Basha të dhënë për z.Sefa, vlerësoj që dokumentacioni s’është i plotë dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do të thotë të jetë e qartë kush lëshon autorizimin, kush është i autorizuari dhe përmbajtja të jetë e qartë. Që qartësia të jetë e plotë do të thotë që s’ka vend për një kuptim të dytë. Ju jeni autorizuar të kryeni regjistrimin e PD në zgjedhje. Kush është më e qartë se kjo? Autorizohet z.Indrit Sefa të depozitojë apo të kryejë procedura për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Mes formulimit të dytë dhe të parit, është më i qartë i dyti. Nga pikëpamja formale autorizimit i mungon qartësia. Ka edhe një mangësi që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë e kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga z.Basha nuk është i plotë, ndaj do t’u japë 48 orë kohë për të bërë plotësimet ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy