
Politologu Roland Bejko tha në studion e lajmeve të MCN Tv se palëve i intereson të banalizojnë fushatën elektorale dhe sidomos kryeministrit pasi në këtë mënyrë i shmanget llogaridhënies.

Sipas Bejkos opozita ka rënë në grackën e Ramës dhe herë pas here është e detyruar t’i përgjigjet Ramës në të njëjtën linjë.
Palëve i intereson ta banalizojnë fushatën elektorale, sidomos kryeministrit sepse tek e fundit ai që është në pushtet e ka për detyrë të japë llogari. Detyra e parë kur kërkon një mandat tjetër është të japësh llogari për premtimet që i ke dhënë në të shkuarën ose jo.
Rama i shmanget me dashje këtij momenti të rëndësishëm sepse nuk do të japë llogari se e parë se nuk ka premtuar ndonjë gjë në mandatin e dytë të tij dhe ka bilanc negativ sidomos në çështjet e korrupsionit.
E bën të largojë vëmendjen nga problemi i tij kryesor që është gjykimi që duhet t’i japë populli.
Rama e bën se ka fituat zgjedhjet ai me tallavanë.
Opozita ka rënë në grackën e Ramës dhe herë pas here është e detyruar t’i përgjigjet Ramës, gjen formë më të moderuar por në të njëjtën linjë. Ose bie viktimë e linjës që ka ndërtuar Rama.



