“Nuk shoh sukses”, akuza e fortë e ish-zyrtarit: Kombëtarja nuk përfaqëson futbollin shqiptar

“Nuk shoh sukses”, akuza e fortë e ish-zyrtarit: Kombëtarja nuk përfaqëson futbollin shqiptar

Ish-sekretari i FSHF-së, Eduard Dervishi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës se si është ndërtuar ekipi përfaqësues i Shqipërisë në futboll, duke vënë në pikëpyetje lidhjen e tij me futbollin vendas.

 

Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi theksoi se pavarësisht paraqitjeve dinjitoze në disa ndeshje, ekipi aktual nuk mund të konsiderohet një kombëtare në kuptimin e plotë të fjalës.

 

Shqipëria ka bërë ndeshje dinjitoze, por ky nuk është ekip kombëtar, është ekip përfaqësues. Kombëtarja është e lidhur me trashëgiminë dhe kjo skuadër nuk përfaqëson futbollin shqiptar.

 

Dervishi ngriti shqetësimin për mungesën e prurjeve nga kampionati vendas dhe varësinë nga lojtarët e rritur jashtë vendit. Sipas tij, ky model nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm të futbollit.

 

Nuk ka prurje nga futbolli vendas. Nëse nuk fillojmë nga sistemi, rezultatet do të jenë të përkohshme dhe do të vazhdojmë të kërkojmë futbollistë nëpër botë.

 

Ai kritikoi gjithashtu politikën e ndjekur ndër vite nga drejtuesit e futbollit shqiptar, duke përmendur numrin e lartë të trajnerëve dhe stafit të huaj.

 

Kemi zgjedhur 12 trajnerë të huaj në 24 vjet, staf të huaj në çdo nivel dhe lojtarë të rritur jashtë. Pastaj flasim për suksese të futbollit shqiptar, por unë nuk shoh sukses. Kjo është braktisje e futbollit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy