Koreja e Veriut /Kina thotë se kritikat e Trump janë të 'papërgjegjshme'

Koreja e Veriut /Kina thotë se kritikat e Trump janë të 'papërgjegjshme'

Kina thotë se është e papërgjegjshme nga ana e presidentit Trump sugjerimi se nuk ka pasur mjaftueshëm presion mbi Korenë e Veriut në lidhje me programin bërthamor

Trump kishte shkruar në "Twitter" se Kina nuk ishte "duke ndihmuar" për shkak të tensioneve tregtare me SHBA.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se kjo ishte "në kundërshtim me faktet bazë" dhe Kina ishte "e shqetësuar seriozisht".

Të enjten Trump bëri thirrje për ndalimin e udhëtimit të planifikuar të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo në Korenë e Veriut.

Ai tha se është bërë përparim i pamjaftueshëm në çmontimin e programit bërthamor të Phenianit.

Pas samitit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut në qershor, Trump tha se vendi nuk ishte më një kërcënim bërthamor.

Por që atëherë ka pasur disa raporte se Koreja nuk po i shkatërron objektet e saj bërthamore.

Një nga paralajmërimet më të fundit erdhi nga zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, të cilët i thanë Washington Post se Koreja e Veriut dukej se po ndërtonte raketa të reja balistikale ndërkontinentale.

Edhe agjencia bërthamore e OKB-së (IAEA) ka thënë gjithashtu se Koreja e Veriut po vazhdon me programin e saj bërthamor.

Kim and Xi

Pekini është aleati i vetëm i rëndësishëm i Phenianit dhe rivali strategjik më i fuqishëm afatgjatë i Uashingtonit në rajon.

Dy pushtetet aktualisht janë të përfshira në një luftë tarifore, pasi Trump u ankua për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA me Kinën dhe atë që Uashingtoni e sheh si praktika të tjera të padrejta tregtare.

Secila palë tani ka imponuar 25% tarifa për një total prej 50 miliardë dollarë ndaj mallrave të njëri-tjetrit.

Megjithatë, vetëm tre ditë më parë Z. Trump tha se Kina kishte qenë një "ndihmë e madhe në Korenë e Veriut".

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vizituar disa herë këtë vit udhëheqësin kinez Xi Jinping, duke përfshirë një vizitë pak pas samitit të tij me Z. Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy