Partizani ka marrë një fitore “in-extremis” në sfidën kundër Kukësit në transfertë e vlefshme për javën e 31-të të kategorisë Superiore.
Një sukses mjaft i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniku Andrea Agostineli për vazhdimin drejt titullit kampion.
I përhershmi Xhevahir Sukaj ishte shpëtimtari për 15-herë kampionët e vëndit që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 92-të duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundështar Enea Koliqi.
Një ndeshje mjaft e luftuar në “Zeqir Ymeri” ku nuk munguan rastet e artë për shënim nga të dyja ekipet si dhe kartonat e kuq, ku për Partizanin u ndëshkua portiere Alban Hoxha duke shkaktuar një penallti që nuk u shënua nga sulmuesi i Kukësit Yzeir Emini, ndërsa për veriorët me të kuq u ndëshkuar Lavdrovic.
Megjithatë të kuqtë morën atë që kërkon nga kjo transfetë tre pikët që e mbajnë ende në garë në rrugën drejt titullit kampion.



