‘Energjia e rinovueshme është jetike për të ardhmen’, sekretari i OKB-së kritika për disa vende të G-20

‘Energjia e rinovueshme është jetike për të ardhmen’, sekretari i OKB-së kritika për disa vende të G-20

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha gjatë një takimi të ministrave që ‘është jetike’ që bota të lëvizë drejt energjisë së pastër. Antonio Guterres u shpreh se duhen marrë vendime dhe duhen bërë strategji të nevojshme për kalimin në një të ardhshme sa më të qëndrueshme.

Samiti i Agjencive Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), që u zhvillua virtualisht për shkak të COVID-19, u konsiderua si mbledhja më e madhe globale e vitit për energjinë dhe klimën. Gjatë zhvillimit të saj Guterres teksualisht u shpreh: ‘Mjaft harxhuat para për subevencionet e karburantit fosil dhe vendosni një çmim karbonit.’

Përfaqësues të SHBA-ve, Kinës, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin në takim. Ndërkohë më tej sekretiari i përgjithshëm i OKB-së deklaroi se nga analizat e bëra nga paketat e rimëkëmbjes së G-20 u konstatua se harxhohen dyfish para për lëndët djegëse fosile se sa energjinë e pastër.

Më tej Guterres vlerësoi BE-në, Korenë e Jugut dhe Nigerinë për përpjekjet e tyre për të inkurajuar zhvillimin e energjisë së rinovueshme, por shtoi ‘se shumë vende nuk e morën mesazhin’.

‘Disa vende kanë përdorur plane stimuluese për të mbështetur kompanitë e gazit dhe të naftës që tashmë po vuajnë shumë financiarisht. Të tjerë kanë zgjedhur të fillojnë me energji të termocentraleve të qymyrit që nuk kanë kuptim financiar dhe mjedisor,’-u shpreh Guterres.

Në fund sekretari i përgjithshëm i OKB-së u shpreh prerë: “Qymyri nuk ka vend në planet për rimëkëmbjen e post-koronavirusit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy