Hasani: Kisha dilema kur më propozuan të jem autore e “Big Brother”, mendoja se është lojë budallaqe

Hasani: Kisha dilema kur më propozuan të jem autore e “Big Brother”, mendoja se është lojë budallaqe

Gazetarja Zefina Hasani foli sot në emisionin “Arnautistan” lidhur me fenomenin Big Brother, duke rrëfyer se fillimisht kishte pasur dilema kur i propozuan të ishte autore e një edicioni,pasi e shihte si një “lojë budallaqe”. Hasani tha më vonë kuptoi se bëhej fjalë për një eksperiment social, duke shtuar se produksioni bën një edukim të përditshëm sepse çdonjëri nga konkurrentët “mund të dalë nga binarët”.

Filozofia e të parit nga vrima e çelësit e ka bërë magjike që kur është krijuar. Është eksperiment social. Edhe unë kisha dilemën kur më propozuan autoren e Big Brother 7. E shikoja në këtë këndvështrimin e lojës budallaqe, por kur lexon biblën që Endemoli ka krijuar për këtë formulë, është eksperiment social. Ti e shikon se si reagojnë njerëzit. Secili nga ne duhet ta provojë veten se si duhet të reagojë. Edhe kur i përzgjedh ka një lloj përgjegjësie të autorësisë që t’i mbajë nën vëzhgim, sepse ka rrezik që të transformohen, 'lajthisin', nuk e kontrollojnë dot edukatën dhe rregullat e bashkëjetesës. Edhe kur teprohet me debatet dhe racizmin Big Brother-i ndërhyn. Ka një edukim të përditshëm, sepse çdonjëri mund të dalë nga binarët. Është rregull i produksionit që t’i mbajë nën kontroll pa u cenuar karakterin. Ka pasur edhe përvoja traumatike. Ka pasur edhe përjashtime. I kemi zgjedhur si njerëz që mund ta përballonin presionin. Ka pasur situata kur në dyjavëshin e parë s’e kanë mbajtur dot presionin dhe janë bërë agresiv. Ka masa të rrepta për të mos përcjellë mesazhe të gabuara dhe skena jo të hijshme dhe edukative”, tha Hasani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy