Vetëvrasja nga denigrimi në rrjetet sociale/ Semanaj: Shteti i ka mundësitë për marrëveshje me “Mete” e “TikTok” (VIDEO)

Vetëvrasja nga denigrimi në rrjetet sociale/ Semanaj: Shteti i ka mundësitë për marrëveshje me “Mete” e “TikTok” (VIDEO)

Eksperti i IT Besmir Semanaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV denigrimin në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së një 41-vjeçare në Durrës. Semanaj thekson se shteti shqiptar i ka të gjitha mundësitë nëse ka vullnet, që të bëjë marrëveshje qoftë me “Mete” apo “TikTok” për mbylljen e llogarive të caktuara. Semanaj vë në dukje se kur kemi të bëjmë me kërcënime personat përgjegjës duhet të vendosen para përgjegjësisë penale. 

Të njëjtën sasi dhune, bullizimi, kërcënimi, e kemi edhe në Facebook, edhe Twitter, X, edhe Instagram. Nuk është çështja te TikTok-u, por te personat e frustruar pas një tastiere kompjuteri dhe telefoni shfryjnë dështimet e jetës së tyre ndaj personave të ndryshëm. Në Shqipëri bëhet lajm pasi kemi viktima. Nëse specialistët e fushës kanë vite të tëra që flasin për këtë temë, organizatat kujtohen vetëm pasi kemi viktima. Nuk kujtohen kur kemi njerëz të bullizuar dhe dhunuar online, nuk kujtohen kur këta persona kanë probleme të shëndetit mendor. Nuk ka asgjë të vështirë për një shtet që të mbyllë një llogari false. Duke qenë se kemi të bëjmë me vjedhje identiteti, ky person duhet të vendoset përpara përgjegjësisë penale. Kemi ligje sa i përket kërcënimit. Le ta kalojmë pjesën e fyerjeve, që edhe kjo është shumë e rëndë. Kemi kërcënime me jetë, dhe sot nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjësisë. Një kërcënim në rrjete sociale për një qytetar, s’bën lajm, dhe asnjë organizëm s’merret me këtë pjesë. Kishim kërcënim me email ndaj ish-ministrit të Brendshëm, dhe brenda 24 orësh u gjet. Kur kemi kërcënime ndaj personave në pushtet, personi mund të gjendet.

Shteti ka të gjitha mundësitë të ketë marrëveshje të drejtpërdrejta sidomos me Mete-n, që i bie Facebook dhe Instagram, gjithashtu edhe Twitterin, por mund ta bëjë edhe me TikTok-un, për marrje informacione në raste kërcënimesh. Nëse do kishim një organizëm shtetëror që do dëshironte ta bënte, e ka shumë të thjeshtë, mjafton një marrëveshje me këto kompani, dhe të gjitha këto llogari që në raportimin e parë që mund të bëhet, me shkresë shoqëruese dhe shpjeguese pse, mund të mbyllen. Nëse del që kjo mbyllje ka qenë e padrejtë, ka shkelur lirinë e fjalës, rihapet. Me deklaratat që bën Policia e Shtetit, po u thotë gjithë shqiptarëve që kërcënoni kë të doni, shani kë të doni, kryeni trafik droge online, porosisni vrasje online, sepse ne s’jemi të zotë t’ju gjejmë. Kam vetëm një pyetje për Policinë e Shtetit, kush janë hapat që janë ndjekur nga Policia për denoncimin e gruas para një viti, kush janë shkresat që i janë dërguar TikTok-ut, apo thjesht është marrë denoncimi dhe është vendosur në sirtar, hë mo se një bullizim është. Kur kemi të bëjmë me institucione shtetërore, këto kompani janë të detyruara, kur bëhet fjalë për kërcënime. Algoritmi për gjuhën shqipe ka probleme. Në momentin që kemi kërcënime, shantazhe, bullizime, algoritmi i TikTok-ut s’i kap, prandaj duhet të ketë institucione që të merren me këto probleme”.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy