
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar këtë të enjte biznesmenin Orest Sota, duke i caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj. Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i cili tha se me Ramën kryeprokur, asnjë peshk nuk do kapet nga rrjetat e drejtësisë.



