Opozita ka paralajmëruar protesta masive këtë të shtunë deri në rrëzimin e qeverisë “Mustafa”. Subjektet politike opozitare kanë deklaruar se demonstratat e 9 janarit do të vazhdojnë deri në dorëzimin e Kryeministrit.
Nga ana tjeter përfaqësuesit e qeverisë se Kosovës konsiderojnë se irritimi i opozitës ka ardhur në rritje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin por se arsyeja e vërtetë e protestës është verbëria e opozitës për të ardhur në pushtet.



