Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, gjatë një konference për Policinë e Shtetit, arritjeve dhe sfidave të saj, që zhvilloi Ministria e Brendshme, ka deklaruar se BE dhe Shqipëria do të çojnë përpara bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Ai tha se Europol ka ndërmarrë shumë operacione të suksesshme në kohët e fundit ku pjesë ka qenë edhe Shqipëria. Ai vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, krimeve mjedisore por edhe migracionit.
Kryediplomati tha se krimi mjedisor mund të jetë ndonjëherë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës. Soreca u shpreh se një tjetër problematikë është numri i lartë i aksidenteve rrugore.
Në vitin e fundit Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha. BE do të vazhdojë në mbështetje ndaj Shqipërisë sidomos në përpjekjet që po bëhen për integrimin europian. Do të shkëmbehen informacione cilësore dhe do forcohen ekipet e përbashkëta të policisë.
Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet vazhduar edhe më tej. Kjo është e rëndësishme për të siguruar autonominë fiskale. Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është ende problematike.
Dua të fokusohem edhe te krimi mjedisor. Ky krim është krim pa viktima. Kimi mjedisor sjell shumë para dhe mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe më i vështirë për t’u kapur.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia.
Kim tha se me pastrimin e sistemin gjyqësor, proces që ende vijon, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar. Ajo madje paralajmëroi edhe arrestimin e politikanëve të korruptuar.
Të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre.
Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, ne po shohim një epokë të re.



