
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë mbërritur sot në vendin ku mendohet se u shfaq rasti i parë i koronavirusit.
Tregu i Vuhanit, i cilësuar si ground zero i Covid-19 është vendi ku ekspertët e OBSH-së po hetojnë mbi origjinën e virusit.
Tregu i kafshëve në Huanan është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar.
Investigimi i OBSH-së – i cili më herët është penguar nga Kina – synon të zbardhë mekanzimin që ka bërë të mundur kalimin e virusit nga kafsha te njeriu.
Ekipi i OBSH-së po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze.



